Kuvendi  ka ngritur komisionin e posaçëm për reformën zgjedhore i cili ka për detyrë:

 – të hartojë ndryshime  të kuadrit ligjor zgjedhor për trajtimin e plotë të rekomandimeve të raporteve të OSBE/ODIHR-it për tre zgjedhjet e fundit si dhe të institucioneve përgjegjëse për zgjedhjet,

 

– të verifikojë aftësinë e të gjitha institucioneve shtetërore që kanë rol në mbarëvajtjen e proceseve zgjedhore për  të garantuar një proces të rregullt e të barabartë zgjedhor mes të gjithë forcave politike pjesëmarrëse,  marrjen e masave dhe ashpërsimin e dënimeve për të luftuar shitblerjen e votës, për  të eliminuar çdo formë të keqpërdorimit të burimeve shtetërore gjatë fushatës zgjedhore, për   të marrë masat e duhura për transparencën e procesit të hartimit dhe publikimit të listave të zgjedhësve.

  • 20/12/2020 08:00
  • Kuvendi i Shqiperise
  • Lory Ipsum