Kuvendi ka ngritur komisionin e posaçëm për reformën zgjedhore i cili ka për detyrë:
– të hartojë ndryshime të kuadrit ligjor zgjedhor për trajtimin e plotë të rekomandimeve të raporteve të OSBE/ODIHR-it për tre zgjedhjet e fundit si dhe të institucioneve përgjegjëse për zgjedhjet,
– të verifikojë aftësinë e të gjitha institucioneve shtetërore që kanë rol në mbarëvajtjen e proceseve zgjedhore për të garantuar një proces të rregullt e të barabartë zgjedhor mes të gjithë forcave politike pjesëmarrëse, marrjen e masave dhe ashpërsimin e dënimeve për të luftuar shitblerjen e votës, për të eliminuar çdo formë të keqpërdorimit të burimeve shtetërore gjatë fushatës zgjedhore, për të marrë masat e duhura për transparencën e procesit të hartimit dhe publikimit të listave të zgjedhësve.
- 20/12/2020 08:00
- Kuvendi i Shqiperise
- Lory Ipsum