Ministri i Brendshëm dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, firmosën dy udhëzime që kanë të bëjnë me mbrojtjen e dhënave personale të shtetasve, përkatësisht të dhënave nga gjendja civile dhe ato që gjeneruara në pikat e kalimit kufitar. Të dy këto udhëzime e kanë burimin në ligjet përkatëse “Për gjendjen civile’ dhe “Për kontrollin kufitar”, fusha që kanë të bëjnë me veprimtarinë e Ministrisë së Brendshme. Për të dhënat e gjendjes civile, teksti i firmosur përcakton institucionet që marrin të dhëna personale si dhe mënyrën, llojin dhe sasinë e informacionit që duhet të marrin (“Për transmetimin e të dhënave të pasagjerit te Njësia e Informacionit të Pasagjerit”)
Ndërsa udhëzimi tjetër “Për përpunimin e të dhënave personale nga njësia informacionit të pasagjerit”, përcakton Komisionerin (KDIMDP), si Autoritetin Kombëtar Mbikëqyrës, përgjegjës për të mbikëqyrur dhe monitoruar në përputhje me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, që përpunohen nga Njësia e Informacionit të Pasagjerit (NIP) (“Për përcaktimin e institucioneve dhe organeve që marrin të dhëna personale nga shërbimi i gjendjes civile, si dhe mënyrën, llojin dhe sasinë e informacionit që duhet të marrin”)
- 18/12/2020 14:00
- Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Tiranë 1000
- Ministri i Brendshëm